Biografia


Çerkezi është vendlindja ime
 ---------------------------------
Shkruan: Nuredin Xhemaili
====================

Çerkezi është sot një Fshat- lagje i cili graviton ne kadrin e Komunes se Kumanovës, shtrihet ne pjesën Jug- lindje me qytetin 1.5 nm,në pjesen veriore me fshatin Rramanli 1.8nm, në pjesen perendimore me Lubidragun 1.0nm,në pjesen e Jugut me fshatin Llopat 1.7nm dhe Bedinjë 1.2nm.Me nje siperfaqe nga 35,55 km² jetojnë 6.300 banorë shqiptarë te vendosur në 900 shtëpi ( sipas logaris sime logaritja e vitit 2007), pra me nje dendesi mesatare prej 177 banorë ne 1 km².
 ***
 Bukurinë dhe nje pamje pitoreske, fshatit Çerkez ia shton edhe hekurudha qe kalon në mes fshatit si një lum, në pjesen e Jugut kalon dhe e ndan fshatin   rruga e vjeter për në Shkup, mbi fshat në pjesen Lindore është ndertuar filteri per ujin e pijshëm ku furnizohet komuna e Kumanoves dhe vet fshati i ynë. Ka rrjetin e Telefonis,rrjetin Elektronik,ka kanalizimin,rrugët e asfaltuara, Ka dy rstourante: Restourant Kulla dhe Restourant Royal Palace, ka Ambulanc private, ka shum shitore dhe Internet Kafe,ka ndermarje private.Ka Shkollen tetëvjeqare,një Xhami me shpres se do te ngritet edhe një sa me shpejt.Bukurin ia shtojnë edhe vorrezat,mu ne mes te fshatit te rregulluara ashtu siq duhet ti ken të gjith fshatrat shqiptare.
 Është i pasuruar edhe me intelektual, edukator,mësues,arsimtar,profesor,magister,Doktor shkence,mjek,dentist,e teolog.


 Historia e fshatit Çerkez
 ================================


 Çerkezi ka nje te kaluar te lavdijshme historike, është një legjende më vete thuhet se ka qen i djegur tri herë, (Çerkezi nuk është fshat i vjetër, siç dëshmon edhe emri, i cili është themeluar nga Çerkezët rreth vitit 1864.
 Gjatë përleshjeve me rusët, çerkezët e humbin betejën dhe ata shpërngulen në Turqi, pastaj qeveria e atëhershme turke një pjesë të tyre e vendosi në territorin e sotëm të Çerkezit-Kumanovës.
 Pas vitit 1912 fshati digjet tërësisht, çerkezët shpërngulen prapë në Turqi.
 Në vitin 1921 kishte vetëm 6 shtëpi, kurse në vitin 1960 ka pasur 76 shtëpi.
 Me ardhjen e popullsisë nga viset malore fshati dukshëm rritet, ku sot është ndër fshatrat më të mëdhenj në rajonin e Kumanovës.
 Është fshat i popullzuar vetëm me shqiptarë, i cili ka rreth 6300 banorë.). deri me tani ketyre deshmive ende nuk iu eshte bere nje vleresim i duhur arkeologjik
 Me 1921 jan gjetur kater(4) shtepi, Çerkez kan folë edhe gjuhen shqipe,i kan takuar fes Islame dhe kan qen afer Xhamis së vjeter me shtepi.
 Adem Aga
 Adem Çiki i biri i Ademit
 Hetem Çerkezi
 Memet Ali Çerkezi
 Këto familje jan shpërngulur për në Turqi gjat viteve 1956-1957
 Në këtë fshat jetonin qe nga viti 1912 edhe disa familje shqiptare siq ishin:
 Shaban Shahini- Mutllov
 Ajet Abazi- Brezë
 Sherif Allasheca dhe
 Halim Allasheca (jan shperngul per ne Turqi gjat viteve 1959)
 Murat Murati – Mateç jeton qe nga viti 1922
 Xhemail Bajrami- Miratoc, jetojn qe nga viti 1925
 Islamallaret – jetojn qe nga viti 1930
 Isak Rrahmani   dhe
 Imer Rrahmani qe nga viti 1937
 Sulejman Sulejmani-Bellanoc qe nga 1937
 Sadik Jakupi-Stanqiq qe nga viti 1957
 Abdulla Ajdini , Hamdi Xhemaili- Maxhere qe nga viti 1960
 Ramadan Aliu – Gare 1960

 Toponimet

 Bunari Malokve,nga Miratoca-kompleks arash ku gjendet ky bunar, që kishte hapur njëri i lagjes Malokaj.
 Çeshma Kadis-burim, që rrjedh nga fjala Kadi(u)- gjykatës në kohën e sundimit osman, që gjykonte sipas sheriatit dhe që kryente funksione civile.
 Ograde-nga fjala sllave Ograda - rrethojë, kompleks arash që gjendeshin afër fshatit.
 Hoduti i Rramanlisë-janë ara që gjenden në kufi me fshatin Rramanli. Leksemë turke me kuptimin kufi(ri).
 Livadhi i Xhamisë-livadhe që kanë qenë afër objektit fetar.
 Rampa-kompleks arash. nga maqed.( Rampa )- pjesë e përparme e skenës së teatrit, parmak ; barierë hekurudhore.
 Te Llaka-kompleks arash që në të kaluarën kishte qenë vend moçalik.
 Te Xhadja e Vjetër -vend që e përshkonte rruga e vjetër për Shkup.
 Toka Zezë -ara që përbëhen nga dheu i zi.
 Rrushi i Vjetër -vend ku ka pasur vreshta, tani janë bërë ara.
 Vllashki Rid-kodër dhe zabel , pse është emërtuar kështu nuk dihet.
 E falenderoj Bajram Muratin qe mi dha disa te dhena por jeni te mir se ardhur dhe mir njohes per rregullimin e kesaj rubrike te gjith ju qe keni argumente konkrete, njeherit kërkoj ndjes e di qe ka leshime, un kam filluar e ju me ndihmoni!.

 ***
 Meritojnë te ceken edhe disa emra me rendesi,qe kan dhen kontribute per fshatin:

 Sherif Islami       – Allashec – Kryetar i bashkësisë lokale
 Isman Rrahmani – Allashec - Kryetar i bashkësisë lokale
 Aziz Ajrulli         – Strime     - Kryetar i bashkësisë lokale per shum vjet, shum i merituar.
 Hisni Sinani         – Gushic   - Kryetar i bashkësisë lokale
 Selajdin Musliu   – Bukuroc   - Kryetar i bashkësisë lokale
 Hisen Rrahmani   – Allashec   - Kryetar i bashkësisë lokale dhe
 Fadil Shabani       – Bellanoc - Kryetar i bashkësisë lokale, tani aktuale.
 H.Arif Rrahmani – Allashec   – Kryetar i kshillit te xhamis
 H.Sadri Xhemaili – Maxhere – Kryetar i pleqnareve
 Mulla Zija Jashari – Zhunic   – Imam dhe kshilltar i pleqnarve.
 Feriz       Dervishi   -Bellanoc   -   Drejtor i par i shkolles
 Sabri     Hasani     -   Burim     -   Drejtor,zv minister i arsimit
 Azir       Aziri         - Runic       -   Drejtor
 Shejnaze Zymberi- Gushic     -   Drejtoresh.
 ***

 ***Tani Çerkezi, përbëhet prej këtyre fshatrave***


 Burim Izvo Allashec Maxhere Gushic Stançiç Gllazhnje Gare Bukuroc Runic Somolic Bellanoc Sefer Shtraz Muçibab Brez Corrotic Lladov Bresiq Haxh Kojnare Llovc Shoshaj Miratoc Mateç Depce Rushtaj Lipkov Raic Sllubic Llojan Vishtic Zhunic Çelik Bugarin Lluçan Buhiç Shurdhan Kukaj Verban Kokaj Zheger Bilinic Konçul Zarbic Llukar Presnic Terrnav Rohovic Strim Vaksinc Erkoc Malin
 Qarr
 Ilic
 Suharne etj.

 ***Shkolla e pare shqipe ne Çerkez***
 ================================

 Ne vitin 1968-69 hapën rrugen e mesimit te pare te ABC-es ne gjuhen amtare shqipe në Çerkez.U hapen dy klasë te shkolles fillore me ndihmen dhe kontributin e e pronarit shtepi shkoll te Ramadan Musliut nga f.sh Bukuroc dhe mësuesve të rrespektuar Isa Jashari nga fshati Koreç, Bajram N Osmani nga fshati Runic, dhe sherbetori Ramadan Islami nga Allasheca si dhe mesuesi nga Seferi dhe patrioti Arif Seferi. Në shtëpinë e Ramadan Musliut nga Bukuroca,për të vazhduar me pas ne shtepin e Njazi Islamit nga Allasheca,dhe deri ne ngritjen e shkolles ku tani gjendet. Këta mësues me bindjet e tyre te forta Ideali dhe dashurin që kishin për Arsimimin e gjeneratave të ardhëshme!, rendom në ndeja edhe ndodhte të mospajtoheshin me Çerkezalit te cilet i kishin pritur duarhapur mesuesit e tyre të rrespektuar . Pas tyre ne vitet e ardhshme shkollor erdhi si mesues Tefik Xheladini mesues nga Allasheca
 Merit të veqant per ngritjen e shkolles se sotëshme ka Haxhi Isman Rrahmani nga Allasheci.
 Se shpejti do te mund te shihni, edhe shtepin e pare qe ka qene sholle e pare!
 ***Plejada e mesuesve te parë***
 ----------------------------------------------------------

   1.   Isa               Jashari
   2. Bajram         Osmani
   3. Tefik             Xheladini
   4. Arif               Seferi
   5. Ilaz               Ramadani
   6. Jahi               Aziri
   7. Raif               Fetahu
   8. Nebi             Jashari
   9. Mustaf         Zeqiri
 10. Shabi           Kadriu
 11. Hamid         Murina

 Viti 1981-87- Demostrat e studentëve në Kosovë, dhe trazira të shqipëtarëve në qdo republik të ish Jugosllavis!Ku do ti shijojn kazamatet sllave edhe dy bashkëvendas tanët!,është fjala për:
 Shabi Ajdini ku do të vuaj 2 muaj burg dhe
 Amet Hasani ku do te vuaj 2 muaj burg ka viti 1987 që të dy të liruar me kusht.

Nëpër rrugëtimin e lirisë

                             Veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare




   Shabi Ajdini
(1954-1994)

 Vendlindja

 Fshati Maxherë që gjendet në Karadakun e Luginës së Preshevës në të kaluarën ishte vatër e rëndësishme kombëtare. Nga ky vendbanim i vogël kishin dalë burra dhe patriotë të devotshëm të çështjes kombëtare. Në këtë fshat kishte lindur Mulla Sinan Maxhera, patrioti, miku dhe luftëtari më i mirë i Idriz Seferit, të cilët me shumë malësorë tjerë kishin luftuar kundër ushtrisë së Durgut Pashës në Grykën e Kaçanikut në vitin 1910. Ky frymëzim te malësorët kishte mbretëruar për shumë kohë, gjithnjë duke kultivuar këtë trimëri si në këngë, por edhe nëpër oda në ngritjen e vetëdijes kombëtar të gjeneratave të mëvonshëm. Kjo frymë kombëtare vazhdoi brez pas brezi kundër zaptuesve të huaj. Kështu, më vonë këtë rrugë do ta ndiqte edhe Mulla Nuredin-Maxhera në “Komitetin Revolucionar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare të Jugosllavisë me Shqipërinë” në vitin 1960. Ky patriot kishte lënë gjurmë të thellë te gjeneratat e reja, sidomos të familjes së tij, por edhe më gjerë.

 Padyshim, këtë rrugë e kishin ndjekur pasardhësit e tij, nipat dhe mbesat. Ndërsa, prej tyre duhet veçuar nipin e tij Shabi Ajdini, i cili pa asnjë hamendje kishte ecur rrugës së të parëve të tij.


 Shabi Ajdini kishte lindur më 6 tetor 1954 në fshatin Maxherë të Luginës së Preshevës nga prindërit Shefki dhe Ajmane Ajdini. Ishte rritur në një familje të varfër, por shumë bujare dhe me traditë. Kjo familje në Karadakut e Preshevës njihet si familje patriotike, e cila nuk kishte kursyer asgjë për lirinë e atdheut. Odat e tyre, si gjatë LNÇ-së, por edhe më vonë ishin shndërruar në kuvende popullore, në të cilat takoheshin burrat e asaj kohe.

 Shpërngulja në Çerkez të Kumanovës

 Shabiu, një pjesë të fëmijërisë e ka kaluar në fshatin e tij të lindjes. Ndërsa, më vonë babai i tij qe detyruar të shpërngulet nga UDB-ja Jugosllave në Çerkez të Kumanovës për të vazhduar me jetën e tyre. Kjo kishte ndodhur gjatë viteve 1964-1965.

 Që nga fëmijëria e tij, ai shquhet për zotësi, por edhe për veprimtari atdhedashëse. Mësimet e para për atdheun i kishte marrë nëpër odat e fshatit, sepse aty edhe mbaheshin kuvendet e asaj kohe. Aty u rrit dhe u brumos ky veprimtarë, i cili më vonë do të lë gjurmë në histori.


 Karakteristikë e tij ishte modestia. Ai ishte i zgjuar, trim e bujar, por edhe shumë i dashur e tolerant. Nuk mërzitej të bisedonte me njerëz edhe me orë të tëra vetëm e vetëm t’u shpjegonte atyre drejt çështjen tonë kombëtare të pazgjidhur. Ishte i paluhatshëm në qëndrimet e tij për Shqipërinë, Kosovën dhe trojet shqiptare. Zgjidhjen e çështjes shqiptare e shihte në bashkimin dhe vetëvendosjen e popullit shqiptar. Kjo ishte alfa dhe omega e veprimtarisë së tij patriotike.

 Me të vendosur në fshatin Çerkez të Kumanovës familja e tij ballafaqohet me krizë ekonomike. Me gjashtë fëmijët, Eminen, Fehmiun, Hasimen, Shabiun, Hakiun dhe Hiden babi i tyre Shefkiu nuk ia dilte t’u siguronte ushqim të bollshëm. Punonte punë të rënda vetëm t’u siguronte bukën e gojës.

 Largimi për në kurbet

 Duke e parë këtë gjendje të rëndë familjare, Fehmiu djali i madh i Shefkiut vendos të marrë rrugën e kurbetit për ta ndihmuar familjen. Së pari, shkoi në Austri për të punuar, ndërsa më vonë shkoi në Zvicër. Pasi vendoset në Gjenevë të Zvicrës në vitin 1976, Fehmiu me vete e merr edhe Shabiun e ri për ti ndihmuar familjes. Këta dy së bashku fillojnë të punojnë dhe t’i ndihmojnë familjes. Por, jo vetëm kaq, Shabiu pasi që kishte rregulluar punën për vete filloi të krijojë miq si shqiptar dhe zviceranë rreth vetes. Kështu, ai shfrytëzoi këtë njohësi për të inkuadruar në punë shumë familjarë të afërm, miq e dashamirë të ndryshëm. Falë tij, sot e kësaj dite këta ende jetojnë dhe punojnë në Zvicër duke krijuar një standard më të mirë jetësor.

 Puna dhe jeta e kurbetit për të ishte shumë e vështirë. Kurrë nuk kishte ëndërruar se pikërisht ai do të kalojë jetën tjetër jashtë vendlindjes së tij. Kurrë nuk kishte menduar që fëmijët e tij do të lindin në kurbet dhe do të shkollohen atje. Por, ligji i jetës e kishte detyruar të ndërmerrte një hap të tillë.

 Inkuadrimi në LPK

 Që në fillim të punës së tij kishte filluar aktivitetin e tij duke vënë kontakt me Lëvizjen e Ilegales Shqiptare që vepronte në Diasporë. Në vitin 1981 për herë të parë do të kontaktojë me këto struktura. Duhet theksuar se bartëse e të gjitha organizimeve ilegale ishte Lëvizja për Republikën e Shqiptarëve në Jugosllavi-LRSHJ, e cila u themelua me 17 shkurt 1982 pas shkrirjes së tri organizatave ilegale: LNÇKVSHJ, OMLK dhe PKMLSHJ. Në vitin 1986 LRSHJ merr emrin Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës. Në kuadër të saj kanë vepruar një sërë grupimesh të vogla me emërtime të ndryshme, të cilat synonin me çdo çmim jetësimin e Republikës së Kosovë, me Hasan Malën dhe Xhafer Shatrin. Pra, Shabiu i takonte grupimit militant për arritjen e qëllimit kombëtar. Kishte miqësi me Jusuf Gërvallën dhe shokët tjerë, të cilët gjatë asaj kohe qëndronin në Gjermani, por që mbanin kontakte me Gjenevën, sepse aty ishte Selia e Kombeve të Bashkuara.

 Shabiu ishte i gatshëm kurdoherë t’i ndihmonte Lëvizjes Popullore, sepse kishte një moral të fortë kombëtar. Shokët e kishin vu në krye të demonstratave kundër jugosllave dhe kundër komuniste, të cilat mbaheshin në Gjenevë dhe nëpër vendet tjera të Evropës. Ishte një trim i madh dhe sypatrembur.

 Arrestimi i tij nga UDB-ja

 Mirëpo, UDB-ja jugosllave i kishte rënë në gjurmë veprimtarisë së tij dhe gjatë një vizite që i kishte bërë vendlindjes dhe familjes më 1982 ishte burgosur në Kumanovë. Pas dy muaj qëndrimi në burg-izolim ishte torturuar shumë. Vetëm me ndihmën e vëllait Fehmiut, i cili kishte paguar një shumë parash një funksionari të lartë të atëhershëm jugosllavë ishte liruar me kusht. Siç, kishte theksuar Fehmiu, ky funksionar jugosllavë i kishte thënë se nëse nuk paguan shumën e kërkuar Shabiu do të dënohet me shumë vite burg të rëndë.

 Duke parë se jeta e tij ishte kërcënuar nga UDB-ja jugosllave dhe është në rrezik, që nga viti 1982 largohet nga Çerkezi për në Zvicër, duke mos e parë më atë deri në vdekje.

 Nga viti 1982, ky patriot kurrë nuk u ndal së punuari kundër ish-Jugosllavisë, sepse kjo krijesë shtetërore, sipas tij ishte një shtypëse e madhe e shqiptarëve. Banesa e tij në Gjenevë ishte shndërruar në një shoqatë mërgimtarësh shqiptarë, të cilëve u dilte në ndihmë atyre. Nga aty organizoheshin edhe demonstratat dhe shumë takime tjera të karakterit kombëtar për diasporë. Duhet përmendur se më 1991 gjatë dëbimit të punëtorëve shqiptarë nga puna dhe intelektualëve kosovarë nga regjimi serb, Shabiu me shokë u kishte dal në ndihmë shumë prej tyre duke i strehuar, përkujdesur dhe duke i ndihmuar, si në punësim, por edhe me grumbullimin e ndihmave për ta.

 Vdekja e tij

 Digjej nga malli për vendlindjen, atdheun, sepse kishte një kohë të gjatë që nuk e kishte parë. Venitej për lirinë e Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare. Gjithmonë e mbante shpresa se liria do të arrijë shpejt. Mirëpo, kjo ishte vetëm dëshira dhe ëndrra e tij. Sepse, mu në moshën kur kishte arritur pjekurinë e tij intelektuale e kombëtare në moshën dyzetvjeçare, sëmuret rëndë nga një sëmundje e pashërueshme dhe më 10 shkurt të vitit 1994 ndërroi jetë në banesën e tij në Gjenevë. Aty kishte mbyllur sytë duke lënë amanetin që për lirinë e atdheut të mos kursehet as jeta. Shabiu vetëm i vdekur u lejua të varroset në vendlindjen e tij në fshatin Çerkez. Ai u varros me nderime të larta nga familjarë, shok, miq e dashamirë të shumë nga të gjitha viset shqiptare. Ai vdiq për të mos vdekur kurrë, sepse veprimtaria e tij do të jetë udhërrëfimi kryesor për brezat e ardhshëm.

 Shabiu pas vete la gruan me katër fëmijë, vajzën Fitoren, Albulenën dhe djemtë Fitorin dhe Shefkiun. Të gjithë këta jetojnë në Gjenevë të Zvicrës.

 Shabi Ajdini                 Shkruan: Fehmi Ramadani

 Demonstratat e vitit 1988 i gjejne ehe shume qytetar të Çerkezit jo vetem si pjesmarres por njeherir edhe si organizator te tyre, njëri nder ata ishte edhe Nuredin Sadri Xhemaili, e nderkaq si pjesmarres ishin edhe shum te ri nga fshati ku do te pasoj edhe persekutimi dhe denimi i tyre nga regjimi Sllavo-Maqedon
 Këta të rinjë nxënes dhe mesues i dolen ne mbrojtje gjuhes amtare,mbrojten shkollat shqipe qe i garantonte edhe Kushtetuta e vitit 1974.Por për shqiptaret prap nuk vlenin ligjet dhe kushtetuta ku më pas pasojnë denimet:

 *Regjisrti i te burgosurve politik nga Çerkezi*

 Nuredin Xhemaili     - -------------       5 vjet burg
 Kasum   Limani         --------------         2 vjet burg
 Lulzim Zulfiu           --------------         2 muaj burg
 Bardhyl Osmani       --------------         2 muaj burg
 Rafiz       Ademi       - -------------         2 muaj burg
 Sefedin   Demiri       - -------------         2 muaj burg
 Ismail     Osmani     ---------------         2 muaj burg
 Hevzi     Xhemaili   ---------------         2 muaj burg
 Hasan     Demiri       ---------------         2 muaj burg
 Sead       Jashari       --------------           2 muaj burg
 Faredin   Demiri     --------------           2 muaj burg
 Ramadan   Musliu     --------------           2 muaj burg
 Jahi         Aziri         ---------------           2 muaj burg
 Shabi       Ajdini       ---------------         2 muaj burg (në vitin1982 )
 Amet       Hasani       ---------------         2 muaj burg ( ka viti 1986-87)
 Nazmi     Beqiri       ---------------         5 ditë i kidnapuar nga UDB sekrete.
 Selim     Zendeli       ---------------         2 muaj burg
 ***Me 1998-2001 -   UÇK-të dhe luftërat e imponuar nga armiku***

 Ushtritë Çlirimtare të UÇK,UÇPMB,dhe UÇK-kombëtare ishin determinatore kryesore e të gjitha ndryshimeve pozitive të bëra në Kosovë,Medvexhe-Preshev-Bujanoc,dhe Maqedoni. Ato i ndryshuan rrjedhat e historisë, të zhvilluara qysh nga ripushtimi i Kosovës dhe Kosovës lindore, diskriminimit të shqipëtarëve të Maqedonis në nëntor 1912 nga pushtuesit serbë. Dhe, prandaj nuk thuhet kot se UÇK-të dhe dëshmorët e saj të rënë në altarin e lirisë, janë dhe do të mbeten përjetësisht krenaria e popullit shqiptar.

           UÇK-së në Kosovë i shkuan në ndihme këta djel:

 Ismet           E   Mustafa         --------     Dëshmor
 Sami           N   Hasani           --------     Ushtar
 Njazi           D   Imeri               --------     Rreshter(ish epror në AJ )
 Bedai           B   Qazimi           --------     Ushtar   ( angazhohet në TMK )
 Njazi           H   Fazliu             --------     Ushtar
 Emërzad           Limani           --------     Ushtar ( UÇPMB )
 Shkodrane   E   Zenuni             --------     Ushtare
 Bejadin       F       Maliqi         ---------   Ushtar


Në vend të përkujtimit

                             Ismet Mustafa hero i Koshares legjendare




 Ismet Mustafa dëshmor i kombit
(1970-1999)

 Shkruan: Fehmi Ramadani

 Kur Kosova digjej nga   forcat ushtarake dhe paramilitare serbo-çetnike kishte ra edhe kushtrimi për trimat e trimëreshat shqiptare që t’i dalin zot kësaj toke të lashtë stërgjyshore. Kështu, përveç djemve dhe vashave më të mira të Kosovës që luftuan kundër pushtuesit serb, padyshim radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ju kishin bashkangjitur edhe shumë trima e trimëresha shqiptare nga trojet tjera etnike shqiptare. Komandanti Ismet Jashari-Kumanova për shumë të rinj të kësaj ane ishte një frymëzim se si duhet luftuar kundër armikut. Ky frymëzimin, padyshim kishte ndikuar edhe te Ismet Mustafa një djalë i ri kumanovarë, i cili ende nuk e kishte shijuar në tërësi bukuritë e jetës.

 Ismet Esat Mustafa lindi më 22 dhjetor 1970 në fshatin Çerkez të Kumanovës, nga babai Esati dhe e ëma Kadrie Mustafa. Rrjedh prej një familje të varfër, por shumë bujare si shumë familje tjera të kësaj ane. Babai i tij Esati kishte tre djem e një vajzë,   Ismetin Ahmetin dhe Sametin, kurse vajzën Feriden, të cilët i donte aq shumë, saqë punonte punë mjaft të rënda vetëm e vetëm të përkujdeset për ta. Shumë trima dhe veprimtarë që kishte dhënë kjo anë. padyshim kishin ndikuar në vetëdijen e tyre kombëtare. Frymëzim i pamohueshëm ishte edhe Komandanti legjendar Ismet Jashari-Kumanova, i cili në vitin 1998 në Luzhnicë kishte rënë dëshmorë për lirinë e Kosovës.

 Ahmet Mustafa, vëllau më i vogël se Ismetit tregoi se, i kujtohet ajo mbrëmje e muajit shkurt 1999, kur Ismeti erdhi në shtëpi dhe më komunikoi lajmin se kishte vendosur të shkonte në UÇK, për t’iu bashkangjitur luftëtarëve tjerë për lirinë e Kosovë. Ai më këtë rast e kishte përqafuar dhe puthur Beratin, djalin e vetëm që e kishte, më pastaj duke e porositur vëllanë që të kujdeset për djalin e tij të vogël, sepse në luftë nuk i dihet kurrë.

 Me një krenari të madhe e kishim përcjellë Ismetin për luftën e Kosovës, por kishim edhe dhembje dhe shqetësim për fatin e tij. Ismeti, për herë të fundit është përshëndetur edhe me babain e tij Esatin, vëllain e vogël Sametin dhe motrën Feriden. Ndërsa, lajmin për shkuarjen e tij në UÇK nuk ia kishte kumtuar vetëm nënës së tij Kadries. Ai nuk ishte përshëndetur me të, sepse mendonte se ndoshta ajo do të kundërshtonte një vendim të tillë.





Ismet Mustafa në Brigadën 138 “Agim Ramadani”

 Ismet Mustafa bashkë me shumë shokë, së pari kalon në Shqipëri, nëpër ato rrugë të mundimshme, nëpër të cilat kishin kaluar me mijëra djem e vajza shqiptare për tu futur në Kosovë për të luftuar kundër forcave të armikut. Ai menjëherë ishte inkuadruar në Brigadën 138 “Agim Ramadani” në zonën e Dugagjinit. Ai bashkë me shokë mori pjesë në shumë beteja të përgjakshme dhe kishte një moral të lartë. Krenaria e tij për UÇK-në ishte e madhe, sidomos pas triumfit nëpër betejat e ndryshme.

 Mirëpo, më 17 Prill 1999 gjatë Betejës së Koshares, betejës më të lavdishme të luftës çlirimtare, duke i sulmuar forcat e pushtuesit serb kishte rënë heroikisht, ashtu siç bien trimat për Atdhe e Liri. Ismeti kishte ra, por mbeti i pavdekshëm në historinë e kombit. Tani trupi i tij pushon në varrezat e fshatit Çerkez i stolisur me shumë kurora lulesh nga bashkëvendës, bashkëluftëtar, miq dhe dashamirë të shumtë nga të gjitha trojet. Lavdi për veprën dhe jetën e Ismet Mustafës, sepse vetëm ata që vdesin për liri e atdhe meritojnë t’i përkulemi para varrit.

 Legj: Ismet Mustafa


 ***Jeta kulturore në Çerkez***

 Ne Çerkez tradita kultoro-argetuese ka nje histori te pasur dhe me vlera te kohes,   SHA Jehona e Karadakut , ka pasur edhe shume kengetarë . Per te kaluar ne nje melos me te persosur ishin ato vitet 75/76 kur vallet percilleshin me qifteli e sharkia e me vonë edhe me orkester te persosur popullore, per kete flasin rezultatet dhe pjesmarrjet e SHA “Jehona e Karadakut” (themeluar per here te pare ne vitin 1979) neper shume festivale ne Maqedoni, per t’mos mohuar suksesin per kete periudhe meritat nder me te medha i kishte Arsimtari i Kultures Muzikore z. Xhafer Ymeri, i cili falë kushteve te atehershme, se sot dot’ ishte nje emer shumë i njohur ne tokat shqiptare dhe artin muzikor ne pergjithesi   me pastaj shoqeria kalon ne duart e te rinjeve. Ku papunsia ishte në kulem,dhe u detyruan qe ta braktisin këtë jetë kulturore dhe ta marin boten në sy, për ta sigurar kafshaten e bukës ( Jo me fajin e tyre, por ky ishte synim i regjimit Komunist te atehershëm qe ti asimuloj shqiptaret,si në aspektin kulturor,ekonomik etj etj). Kjo Shoqeri Artistike tani nuk funksionon!.

 *** S p o r t i ***

 Në Çerkez ka egzistuar KL Fudbolistik Liria i udhëhequr nga kryetari i B.Lokale Aziz Ajrulli,e më pastaj nga Ramadan Musliu.Pastaj ky klub mer emrin Jugo Fer, dhe ishte nën perkujdesjen financiare te Feriz Dervishit. I ka munguar fusha e sportit dhe i mungon ende! Me shpres se do ta gëzojnë së shpejti gjeneratat e ardhëshme.
 Kërkoj falje që skam imformata më detale po ka vend per permisimin e ksaj rubrike, jeni te mireseardhur.
 -----------------------------------------------------------

 Çerkezi ishte, është dhe do të jetë përherë i çmuar dhe plot krenari per te kaluarën e vet dhe per te tanishmen ,arsimimi,emancipimi i femres shqiptare, zemergjeresia, bujaria dhe mikpritja janë vetitë me primare të fshatit Çerkez dhe ndjenjë krenarie e çdo fshatari eshte kultivimi i ndjenjave ndaj te kaluares se lavdishme qe patëm urdhëroni vizitoni do të bindeni.

 Mirë se vini në Çerkez

 Ju falemnderit
 =================================
                               Në tetëvjetorit e rënies së Florim Rushiti-Kingji

                         Florimi nga Medvegja ra heroikisht në malet e Pashtrikut






Florim Rushiti-Kingji, dëshmor i kombit
(1979-1999)

         Shkruan: Fehmi Ramadani

 Armiku bëri kërdi të mëdha mbi shqiptarët e Kosovës. Për dekada të tëra u persekutuan, burgosën e u shtypën në forma më të ndryshme. Regjimet jugosllave bënin politikë se kur duhej të shtypen më lehtë e kur duhej trashur shtypjen. Mirëpo, atë çfarë e kishte mësyer krimineli serb Millosheviq kundër këtij populli nuk kishte ndodhur në Evropën e pas luftës së dytë botërore. Ai deshi ta zhbënte këtë popull nga faqja e dheut. Duke e parë këtë golgotë me Kosovën, shumë të rinjë e të reja nga viset e ndryshme të ish-Jugosllavisë ju kishin përgjigjur kushtrimit të UÇK-së për mbrojte të Kosovës.

 Florim Rushiti, ky djal nga Kapiti i Medvegjës kishte lindur më 02.09.1979 dhe ishte nga një familje e varfër. Ende nuk i kishte mbushur të njëzetat kur mori rrugën e kurbetit. Shkoi në Gjermani për të punuar vetëm e vetëm të siguronte kafshatën e bukës për familjen e tij. Ishte shumë i ri kur e kishte marrë këtë rrugë. Qe i detyruar, sepse regjimet e atëhershme kishin detyruar shumë të rinjë e të reja shqiptar të braktisin vendlindjen e tyre, jo vetëm në Kosovë, por edhe në trojet tjera shqiptare.

 Mirëpo, çfarë ndodhi? Kur armiku serb tentoi ta zhbënte këtë popull nga faqja e dheut, Florimi e la punën në Gjermani dhe erdhi në luftë. Ai iu kishte bashkangjitur UÇK-së. Në luftë kishin ardhur edhe shumë djemë e vajza nga viset e ndryshme të botës për të luftuar. Ai së pari, erdhi në Kumanovë e më pas për të kaluar në Burrel të Shqipërisë dhe menjëherë iu përkushtua stërvitjeve, të cilat i mbanin eprorët shqiptarë. Pas këtyre ushtrimeve erdhi deri te formimi i Njësisë Diverzanto-vëzhguese TF-0. Florimi, si edhe shume ushtarë të tjerë u paraqitën në këtë Njësi, të cilën e udhëhoqi Fadil Zejnullahu. Për kundër shtatit të vogël që kishte, ai me vullnetin dhe dëshirën më të madhe donte të ishte pjesëtar i saj.

 Florim Rushiti, llagapin “Kingji” e mori nga një epror i Xhenios së Ushtrisë Shqiptare, i cili i shpjegonte me një përkushtim të madh orët xhenios. Ai ishte i afërt dhe shumë i dashur me të gjithë. Bashkëpunonte me të gjithë. Dëshironte që sa më shumë të mësonte nga ushtrimet që mbaheshin në Akademinë e Ushtrisë Shqiptare “ Skëndërbej”.

 Florimi me padurim ishte duke pritur momentin kur do të nisej për të sulmuar pozicionet e armikut. Me përfundimin e këtyre ushtrimeve erdhi urdhëri për tu bërë gati për marshim. Pas ardhjes së kaminonëve u bënë përgatitjet, u ngjeshën armët, dhe u ngarkua municioni. Si gjithmone me buzëqeshje dhe gëzimin të madh ia mësynin kufirit shqiptaro-shqiptar, që kishte i ndarë shqiptarët dhe këto troje për gati 100 vjet.

 Gjatë këtij udhëtimi jehonte kënga e lirisë, të cilën e këndonin ushtarët pandërprerë. Këndohej për dëshmorët, për Kosovën, Preshevën, Medvegjen dhe të gjitha trojet tjera shqiptare. Arritja në fshatin Cahan të Shqipërisë ishte edhe pika, ku pas një udhëtimi të gjatë u bënë përgatitjet e fundit për sulm. Tani ishte më qetë. Zërat iu kishin marrë prej këngëve që këndon gjatë udhëtimit. Këtu, ata flisnin vetëm si ta shpërthejnë dhe ta shkatërrojnë kufirin dhe armikun. Gjatë shpërndarjes së municionin shtesë, Florimi kërkontë që të kishtë sa më shumë municion, që të shkatërronte pozicionet e armikut. Ai me vete kishte armë të kalibrit të rëndë.


 Në mëngjesin e 26 majit 1999, gjatë luftime të rrepta me armikun dhe në distancë të vogël që u zhvilluan këto luftime në malet e Pashtrikut, ishte plagosur ushtari Muhamet Bajrami nga Podujeva. Ai kishte kërkuar ndihmë nga shokët. Edhe pse ishte zone e rrezikshme, Florimi pa hezituar fare ishte futur për disa hapa brenda kësaj zone të rrezikshme që të bënte tërheqjen e tij. Edhe pse nga Komandanti i tij kishte urdhër që të mos nguten, Florimi si rrufeja ishte lëshuar për ta shpëtuar shokun e plagosur. Gjatë këtij tentimi për ta nxjerrë shokun e vet, armiku e kishte goditur me breshëri plumbash për vdekje.Ky trup I njomë, i cili kishte ardhur nga Kapiti i Medvegjës në Pashtrik për të luftuar kishte ujitur me gjak këto male. Florimi ra për një ideal të madh, për shokun e plagosur, sepse kështu kishte mësuar në librat e atdheut. Florimi ra për Kosovën, për lirinë e saj, por edhe për Medvegjën, Bujanocin e Preshevën. Gjaku i tij i njomë, që ujiti malet e Pashtrikut është vlera më sublime që i dhuroi atdheut. Brezat e tanishëm, por edhe ata të ardhshëm duhet të kujtojnë se liria nuk fitohet lehtë. Ajo fitohet vetëm me sakrificë të madhe e gjak.

 Më 26 maj të viti 1999 zhvilloheshin luftime të rrepta. Në këto luftime dallohej edhe Florimi. Ai ishte pozicionuar në maje të Kodrës së Pashtrikut, ku me forcat e armikut luftohej dhëmb për dhëmb. Armiku, vazhdimisht sjellte përforcime e ushtarë tjerë me helikopterë për t’i zëvendësuar me ata që ishin të vrarë e të plagosur. Vullneti dhe morali i ushtarëve ishte i madh. Ishte i madh, sepse avansonin në front. Pozicionet ku ishin vendosur Florimi dhe shokët tjerë ishi të pathyeshme.   Mirëpo, ja që duke shpëtuar shokun e kishin marrë plumbat e armikut. Rënia e tij heroike ishte një dhibmje e madhe për Njësitin Diversantë të UÇK-së dhe ushtarët tjerë. Ata ishin betuar në hakmarrje edhe më të madhe ndaj armikut. Kështu më vonë kjo zonë me luftë ishte çliruar plotësisht nga armiku. Ishte bërë territor i lirë, në të cilin valonte flamuri shqiptar. Armiku njëherë e përgjithmonë e humbi Kosovën, sepse kjo u arrit me gjakun e bijëve dhe bijave më të mira të këtij kombi, por edhe me ndihmën e aleatëve ndërkombëtar. I nderuar qoftë gjaku i Florim Rushitit-Kingjit që dha për Kosovë dhe shqiptari, por edhe të gjithë dëshmorëve tjerë të kombi shqiptar.

NDËRROI JETË VEPRIMTARI SHAHIN AJDINI




Cyrih, 22 Dhjetor 2008 (Kosovapress) Koha 16:48

 Papritmas ka ndërruar jetë dje në moshën 55-vjeçare veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare, Shahin Ajdini.

 I ndjeri është lindur në një familje me traditë patriotike, më 18 prill 1953 në fshatin Maxhere të Preshevës, ndërsa bashkë me familjen e tij prej vitesh ka jetuar në fshatin Cerkez të Kumanovës.

 Lajmi për vdekjen e Ajdinit, i ka prekur thellë familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe bashkëveprimtarët brenda dhe jashtë Kosovës.

 Qysh si nxënës i shkollës së mesme, Shahin Ajdini është marrë me veprimtari patriotike, duke qenë njëri nga simpatizantët më të besuar të radhëve ilegale që vepronin gjatë viteve 1973-1974 në Gjilan dhe rrethinë.

 Pas vendosjes së tij në qytezën Aigle të Zvicrës në vitin 1979, Shahin Ajdini ka vazhduar me intensitet më të madh veprimtarinë e tij patriotike. Që nga demonstrata e parë e 11 prillit 1981 në Bernë bashkë me dëshmorin Kadri Zeka e deri në momentet e fundit të jetës nuk është ndalur për asnjë çast së vepruari për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

 Bashkë me familjen e tij të gjerë ka qenë një ndër bazat më të rëndësishme të LPRK. Në banesën e tij një kohë ka qenë vendosur teknika për shtypjen e gazetës ilegale “Zëri i Kosovës”. Njëherësh, ka ushtruar disa funksione në kuadër të LPRK-së, duke filluar nga celulat e para e deri tek anëtari i Komitetit Drejtues të Rrethit të Lozanës.

 Varrimi i të ndjerit do të bëhet në F.Sh.Çerkez me 25.12.2008 nora 14,30. /I.Rashiti/

 SHAHIN AJDINI KA LINDUR PËR JETË TË JETËVE


 E nderuara familje, Ajdini!

 Të afërm, miqë e shokë!


 Me dhembje të thellë dhe me pikëllim   të madh morëm lajmin e hidhur për vdekjen fizike të mikut dhe shokut tonë të idealit, Shahin Ajdini. Ky lajm na ka prekur thellë në shpirt, sepse Shahini i dashur ka qenë shok e vëlla yni për dekada me radhë.
 Qysh në bankat e shkollës së mesme të Gjilanit, në vitet 1973-1974, ka qenë njëri nga njerzit e rrethit më të besuar dhe më të përkushtuar ndaj çështjes kombëtare. Nga ajo kohë e vështirë, Shahini ka lexuar dhe shpërndarë shtypin ilegal, si shkëndija drite e lirie për popullin shqiptar që padrejtësisht shtypej e shfrytëzohej nga regjimi i Beogradit.Djalëria shqiptare e Kosovës, pishtarët e lirisë,përparimi dhe emancipimi kombëtar, ku padyshim bënte pjesë edhe Shahin Ajdini, me kohë kishin filluar të organizohen dhe të rezistojnë kundër barbarisë serbe. Me gjithë sakrificat,vuajtjet,burgosjet dhe vrasjet e rinisë shqiptare,populli shqiptarë, i udhëhequr nga idealistët e brumosur me idealet më të larta kombëtare, asnjëherë nuk pushoi së vepruari.Ndër këta idealistë të pathyeshëm, pa dyshim se vend të merituar zë patrioti   i madh, djali i fjalës dhe i punës, Shahin Ajdini.

 Pas vendosjes në qytetin Aigle të Zvicrës që në shqipe don të thotë qyteti i shqiponjave, Shahin Ajdini vërtet si një shqiponjë dykrenare,fluturoi nga një qytet në tjetrin,nga një fshat në tjetrin për të shpërndarë dritën e lirisë. Fillimisht i organizuar në mënyrë ilegale në Kosovë,Shahin Ajdini për tridhjetë e pesë vite rresht nuk u ndal së vepruari.

 I vetëdieshëm për rëndësinë e demonstratave gjithëpopullore në Kosovë,atdhetari Shahin Ajdini, në vitin 1981,jo vetëm që mori pjesë në demonstratën e parë të 11 Prillit të atij viti në Bern, por ishte njëri nga organizatorët dhe veprimtarët kryesor.
 Që nga kjo periudhë, e cila bëri kthesë të madhe në vetëdijen kombëtare shqiptare, e veçenarisht tek mërgata shqiptare kudo në botë, Shahin Ajdini asnjëherë nuk u ndalë së vepruari.


 Meqenëse ishte njëri nga veprimtarët më të shquar të lëvizjes kombëtare shqiptare, Shahinit-iu kishin besuar shumë detyra të rëndësishme të cilat gjithsesi i kryente në   heshtje.Ai nuk ishte njeri i fjalëve të mëdha, por njeri i punëve të mëdha,i veprave konkrete dhe i përkushtimit maksimal. Në vitin 1986-1988 ka qenë   anëtarë i celulave të para për Zvicërr dhe pastaj si udhëheqës në Komitetin Drejtues të LPRK i rrethit të Llozanës dhe Valisit, Me 1988-1990, ka qen anëtar i këshillit të përgjithshëm të LPRK,prej 1991-1993 Kryetar i nëndegës së PPD për Chable,me 2001 Kryetar i Fondit Kombëtar për Chable-VD.
 Shahin Ajdini, dinte ti organizonte mir e drejt punëtorët mërgimtarë.Andej nga e kërkonte koha dhe interesi i përgjithshëm shqiptar. Duke e parë angazhimin dhe vendosmërinë e Shahinit, për një kohë në banesën e tij ishte vendosur teknika e Redaksisë së gazetës ilegale “Zëri i Kosovës”. Për rrethanat e asaj periudhe, ky ishte një guxim jashtzakonisht i madh.Këtë mund ta bënte vetëm një atdhetar i vendosur që rrjedh nga një familje e pastër patriotike.

 Shahin Ajdini dinte ti organizonte bashkëatdhetarët për pjesmarje në tubime e demonstrata. Njëherit ndante nga kafshata e gojës për ti ndihmuar shokët në burgje dhe luftën e drejtë të popullit shqiptar për Liri. Jan të pakët njerëz të kalibrit dhe të përmasave gjithëkombëtare si Shahin Ajdini. Ai asnjëherë nuk ka ditur ti ndajë shqiptarët dhe trojet shqiptare. Qëllimi dhe ideali i tij gjithnjë ka qenë bashkimi uniteti i të gjithë shqiptarëve padallim regjioneve nga vijnë.

 Ndarja fizike nga kjo botë e djalit,babait,vëllaut,mikut të dashur dhe shqiptarit të vendosur deri në fund është një dhembje dhe një humbje e madhe. Njerëz si Shahini lindin rrallë. Ai ishte si një lis i madh e me rrënjë të thella që mund t’u bënte ballë uraganëve më të mëdhenjë.

 I dashur shok e vëlla Shahin,

 Ti sot vetëm fizikisht po ndahesh nga ne. Me gjithë dhembjen e madhe që ndjejmë ne shokët e Tu të punës dhe halleve të përbashkëta në Zvicër,Kosovë dhe kudo tjetër në botën shqiptare, ndjehemi krenarë që të njohëm e që patëm fatin e madh të punojmë me Ty. Ti ishe njeriu që dha shembullin më të mirë se si duhet të punohet e sa duhet të sakrifikohet për ditët e bardha të lirisë.

 I dashur Shahin,

 Na falë o shok që sot jemi plogështuar kaq shumë e po na rrjedhin tinëzisht lotët faqëve. Po kështu të bëjnë njerëzit e mëdhenjë që dinë ta mundin vdekjen, që lindin përjetësisht. E Ti, o shok i dashur përjetësisht e ke merituar Atdheun, për të cilin punove ditë e natë.

 I dashur shok Shahin,

 Personaliteti Juaj, atdhedashuria, përkushtimi ndaj çështjes së lirisë, do të jetojnë brez pas brezi! Për jetë e mote, ndër vite e shekuj do të mbetet I gjallë kujtimi për Ty, vepra jote e madhe, dashuria për mikun dhe vendosmëria për ta luftuar armikun!

 I përjetshëm qoftë kujtimi për Ty o shok Shahin!

 Lavdi jetës dhe veprës së pavdekshme të Shahin Ajdinit!

 ME DHEMBJE TË MADHE BASHKVEPRIMTARËT NGA ZVICRRA

                                                       Biri im, mos harro!

 • “ Djali im, trupi im po i rikthehet nënës sime, tokës dhe shpirti im së shpejti do të shohë Shpirtin e Madh (Zotin). Pasi do të shkoj, mendo për atdheun tënd. Ti je udhëheqës i këtij populli. Ata presin nga ti që t’i udhëheqësh.

 • Gjithmonë kujto se babai yt kurrë nuk e ka shitur atdheun e vet. Ti duhet të bëhesh i shurdhër çdo herë, kur armiku kërkon të nënshkruash marrëvëshje për shitjen e atdheut. Për disa vite armiku këtë do e kërkon. Sytë i kan në këtë tokë.

 • Mos i harro kurrë, djali im fjalët e mia para vdekjes. Kjo tokë mbulon trupin e babait tëndë. Mos i shit kurrë eshtrat e babait dhe të nënës sate. Ai që nuk e do varrin e babait dhe nënës së vet është më i keq se një kafshë e egër ”

                                                                                                   Josepf-Hindu
                                                                                                     1840-1904

No comments:

Post a Comment